Nga Mentor Kikia
Dy fundjava punuam me vullnetarët e Korpusit të Vullnetarëve për pastrimin e plazhit dhe parkut të pishave ne zonën turistike të Spillesë, tashmë nën administrimin e bashkisë Rrogozhinë. Mblodhëm atje edhe bishtat e cigares dhe tapat e shishesve, duke i dhuruar bashkisë dhe pushuesve një mjedis super të pastër.
Por ja cfarë ka ndodhur, kur lukunia e njerëzve u lëshua të kalojë fundjavën në det. Pasi u zhgërryen nëpër hijet e pishave me gjithë makina, pasi hëngrën e pinë, ndezën zgarat e poqen qofte e berxolla, ikën dhe ja cfarë kanë lënë pas. Mizerje, shishe, bidona, kanace, kuti picash, kocka, letra, lecka…. brekë të vjetra…. Dhe kazanët e mbeturinave janë jo më shumë se 10 metra larg, ka nga ata që i kanë patur vetëm 2 metra larg.
Cdo kush mund të ndjehet i revoltuar kur shikon këto pamje. Por unë ndjehem një mijë herë i revoltuar, ndjehem i poshtëruar nga kjo rracë të cilës i përkas edhe vetë. Ndjehem i turpëruar nga ky popull, të cilit i përkas dhe nuk jam aspak krenar që jam një prej këtyre. E di që nuk janë të gjithë njësoj, e di që nuk janë të gjithë mizerje e pisanjosë, por ata që e bëjnë këtë e bënjë sepse të gjithë ne heshtim.
Dëshpërimi im sot nuk shkon tek pushtetarët, politikanët apo soji i tyre. Sot ai shkon vetëm tek njerëzit, tek ata plehra, që janë edhe më të pistë sepse plehrat që prodhojnë. Dhe mendoj më shumë se kurrë, se një popull pisanjos nuk mundet kurrë të zgjedhë ndonjeherë një qeveri të mirë. Një popull servil dhe interesaxhi nuk mund të zgjedhë kurrë një qeveri të aftë.
Më ndjeni për tërë mllefin që po derdh, sepse e di që ka shumë prej jush që nuk i përkisni kësaj pjesë të popullit. Por duam apo s’duam, jemi të indientifikuar prej këtyre që sillen kështu.
Jam shume ndakort per sa u tha me siper.Eshte me te vertet per te ardhur keq kur shikon pamje te tilla qe shkaktohen nga njerez te till te papergjegjshem.Pse kemi kaq njerez pisanjos dhe te papergjegjshem?A mos ndoshta duhet te nxjerrim nje ligj ku gjithkush qe hedh mbeturina ne vend e pa vend te gjobitet,sepse perfundimisht ne nuk behemi njerez.Ne nuk e respektojm mjedisin ,ne s duam vendin tone,por e trajtojm te bukuren dhe kete vend sikur do ekzistoj vetem per ate cast qe ne jemi aty dhe jo sikur do jet pergjithmon.Eshte shume turp per te gjithe ata qe e kan katandisur keshtu kete vend.Me vjen shume keq ta pranoj por keshtu veprojn pothuaj se ne te gjitha plazhet.Kjo tregon se sa njerez injorant dhe pa edukat jemi.TURP!!
Z. Mentor,
Priblemi qe ngrini mbetet i mprehte, porse konkluzioni qe nxirrni qe ne krye te titullit nuk qendron fare sado qe ne fund te shkrimit perpiqeni te vetkorrigjioheni.
Shumica e atyre qe e quajne veten shqiptare kane per cka me u krenue dhe ta quajne veten shqiptare me plot gojen. Ne s’duhet te na vije turp per disa edhe pse nuk jane te pakte, qe nuk kryejne detyrat minimale qytetare.
Fotografite ilustruese tregojne qarte punen qe kane bere vullnetaret ate dite. Por ne to duket po aq qarte, qe dikush nuk e ka kryetr punen e vet. S’ka asnje kosh apo vend per grumbullimin e plehrave; asnje tabele qe t’i orientoje qytetaret ku te drejtohen!
Bashkia e Shengjinit sa i eshte pergjigjur kesaj nisme?
Dikur, jo shume kohe me pare, qytetaret paten fituar edukaten te ngriheshin qe ne mengjes heret nga organizatat e frontit, te gruas e rinise per pjesemarrje ne aksione vullnetar shume me te rendesishme se pastrimi i mjedisit. Pa bluza e kasketa dalluese, vetme me nje shall te thjeshte ne qafe shkohej ne ndertimin e rrugeve dhe te hekurudhave. Ne organizmin e tyre kishte jo pak aspekte te kritikueshme, porse ata nuk duhej te politizoheshin aq keqas sa njerezve t’u tehajsoheshin permes politizimesh te pavend keto aksione aq qytetare.
Quheshi ne shumicen e rasteve pa te drejte “vuillnetar me polic” Por atehere nuk kishte aq polic sa t’i vinte ne rresht keto armata vullnetaresh per dekada, sigurisht kishte nje sistem, i kritikushem gjithesi, i cili funksiononte jo keq, bile pa superlativa mjaft mire. KInostudioja “Shqiperia e re” dhe RTVSH, me pas, i pasqyronin gjeresisht vullnetaret kur shkonin ne aksione, ne pune me kazem e lopate, dhe kur ktheheshin prej andej, pas nje pune te llodhshme, por te frytshme te dukshme.
Po tani!
E pra OJF e OJQ te shumta, te cilat sic degjojme marrin fonde jo te pakta qe sic thuhet nuk dihet se ku shkojne, nuk po arrijne qe puna vullnetare te ne te fitojne qytetarine e saj. Per te na mbushur mendjen se puna vullnetare nuk vjen nga nje mendesi komuniste, ne keto aksione simbolike te punes vullnetare marrin pjese dhe qeveritare dhe kryetar bashkije, dhe ambasadore perendimore qe nga Evropa e deri ne Amerike. Por neper telvizione ata duken sikur kane dale me shume per piknik.
Tani kuptohet nuk ka polic por, me sa duket, ka para, por jo aq sa duhet per ta qytetarizuar vullnatirizmin ne Shqiperi. per organizatoret?! Si ti thojme kesaj nga “vullnetar me polic” e sot “vullnetar pa pare”, por me jo pak pare per disa.
Zoti Mentor, modestisht, dua te jap nje mendim. Po te llogariten shpenzimet per keto parada, te hollat me mire dhe me me shume rezultat mund te perdoreshin per te paguar te papune qe pranojne te merren me nje sherbim te tille. Atehere OJQ dhe OJF, vec detyrave te tjera, te merreshin me edukimin e qytetarve jo te denje per kete titull qe te respektojne punen e e ketyre punonjesve dhe te vullnetareve qe nuk duhet te miungojne por duhet te jene dhe me te shumte dhe te perdoren dhe per pune tjera.
Me respekt
Gazmir