SHBA nuk është e shqetësuar vetëm për reformën në drejtësi në Shqipëri.
Ajo ka të njëjtin problem edhe me Poloninë.
Por ndryshe nga Shqipëria, ku reformën po e udhëheq SHBA me BE-në, Polonia është duke kryer një reformë në drejtësi, që vë në rrezik demokracinë e vendit.
Për këtë arsye, Barack Obama në fjalimin në Samitin e NATO-s pati kritika për nismën e qeverisë polake.
“Ne jemi të shqetësuar për disa ndërhyrje dhe bllokime rreth reformës në drejtësi,” tha Obama, ndërkohë që fjalimi i tij është manipuluar nga televizioni publik polak.
Sipas përkthimit të televizionit, “Obama lavdëroi përpjekjet e Polonisë për demokratizim. Sa i përket reformës në drejtësi, ai tha se është e sigurt se Polonia nuk do ndalet së përhapuri vlerat demokratike në vend”.
Tema/d.i.