Vodhën mbi 500 milion lekë me skemën fiktive të rimbursimit të ilaçeve, vetëm një nga 7 të pandehurit e prokurorisë mbetet në burg për këtë krim.
Ai është Hysni Roçi administrator farmacive fiktive dhe abuzuese me ilaçet e pensionistëve, ndërsa ish-drejtori i fondit të rimbursimit për Tiranën dhe vartësit e tij janë lënë të lirë duke u dënuar me kusht.
4 vite burg u dënua Roçi me akuzën e mashtrimit e falsifikimit të dokumenteve dhe me 1 vit e 4 muaj Fatbardh Budo ish kontrollor pranë fondit të Tiranës.
Për pesë të pandehurit e tjerë mes tyre dhe ish drejtorin Pjerin Xhuvani, gjykata urdhëroi lirimin nga qelia duke i dënuar me kusht që të mbajnë kontakt me punonjësit e shërbimit të provës.
Kjo është dosja e parë e skandalit të rimbursimeve që mbyllet në gjykatën e Tiranës, ndërkohë prokuroria ka në hetim dhe 4 skema të tjera vjedhje me ilaçet e rimbursueshme./ Report tv/a.k