Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar programin prej 5.34 miliardë dollarësh, për ta ndihmuar sistemin financiar të Irakut.
FMN-ja ka njoftuar mbrëmë se nga kjo kredi trevjeçare, menjëherë do të dërgohen 634 milionë dollarë te autoritetet e Irakut.
FMN-ja ka theksuar se ky fond do të ndihmoj në stabilizimin e bilancit të pagesave të Irakut, do të sigurojë se Bagdadi mund t’i kryejë obligimet e veta ndaj borxheve, i mbështet masat për mbrojtjen e të varfërve dhe për të luftuar korrupsionin./tesheshi.com/