Kukësi ka arritur të kalojë në fazën tjetër të Europa League, pasi ka fituar minimalisht 0-1 në Malin e Zi ndaj Rudarit.
Një gol i shënuar nga Guri 11 minuta nga fundi i ka mjaftuar ekipit të drejtuar nga Hasan Lika për të mposhtur malazezët dhe për të kaluar në fazën tjetër, pasi ndeshja e parë në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Kukësi zhvilloi një ndeshje më të mirë se kundërshtarët, por në minutën e 65 mbeti me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Grecës raporton tch.
Por, pavarësisht inferioritet numerik, Kukësi gjeti forca dhe arriti të shënojë golin që vlejti kualifikimin me anë të Gurit.
Ndërsa, Teuta u mposht edhe në ndeshjen e dytë nga Kairat Almaty, madje me rezultatin e thellë 5-0, duke i dhënë lamtumirën që në këtë fazë Europa League. Durrsakët humbën edhe në ndeshjen e parë 0-1./a.r.