Policia dhe Prokuoria sllovene kanë hyrë ditën e djeshme në ambientet e Bankës së Shtetit për të tërhequr të gjitha dokumentat dhe informacionet e nevojshme që nuk po i viheshin në dispozicion nga zyrtarët e atij institucioni.
Madje, prokuoria ka zbrazur edhe kompjuterin e Guvernatorit Bostjan Jazbec, i cili dyshohet se ka kryer veprime korruptive.
Hetimi lidhet me paketën e shpëtimit të vitit 2013 për Slloveninë, e cila dyshohet se është përdorur edhe për përfitime personale.
Një skandal i tillë shpërtheu pak kohë më parë edhe në Shqipëri, por ndryshe nga autoritetet sllovene, ato shqiptare realizuan një show spektakolar, që në fund u mbyll me dëmshpërblimin e ish-guvernatorit Ardian Fullanit. As pasardhësi i tij, Gent Sejko nuk ka kryer ndonjë veprim që mund të hedh dritë mbi veprimet e paligjshme brenda Bankës së Shtetit. /newsbomb/a.k