Lionel Messi nuk do të kalojë asnjë ditë prapa grilave – edhe pse ai u dënua me 21 muaj burgim për shmangie të taksave, raporton The Sun.
Ylli argjentinas dhe babai i tij janë shpallur fajtorë për shmangie të taksave. Ata kanë përfituar rreth 3.5 milionë funte mes viteve 2007 dhe 2009, kurse Barça ka pohuar se nuk dinte asgjë për këtë skandal se Messi ishte i zënë duke luajtur futboll.
Ligji spanjoll thekson se një dënim me burg prej dy vjetësh ose më pak mund të lirohet me kush sesa të vuajë dënimin prapa grilave. Kjo do të thotë se Messi dhe babai i tij nuk kanë nevojë të shkojnë në burg, transmeton Koha.net. Ata mund ta vuajnë dënimin me burgim nëse përsërisin veprën për të cilën janë dënuar. (b.an)