Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Tiranë. Një punonjës policie është proceduar në gjendje të lirë nga uniformat blu pasi ka përdorur armën e shërbimit.
Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në ndonjë konflikt, por arma është përdorur për t’i ardhur në ndihmë një të mituri që po sulmohej nga një qen në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Senatoriumit në Tiranë në datën 3 Korrik, ndërsa polici i proceduar është shtetasi M.GJ. 40-vjeç. Ky person ishte dëshmitar kur një qen po sulmonte të miturin 6-vjeçar A.GJ.
Në ato momente, ai ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëluar në drejtim të qenit. Fatmirësisht aty pranë nuk kishte kalimtarë të tjerë ndërsa fëmija nuk pësoi lëndime. Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe disa muaj më parë në Tiranë.
Një person qëlloi me armë qenin që po sulmonte një fëmijë por plumbi bëri rikoshet dhe u plagos një person./Javanews/a.m.