Geoffrey Hill, poeti që rregullisht është cilësuar si më i madhi në gjuhën angleze, vdiq papritur me 30 qershor në moshën 84 vjeçare.
Këtë lajm e bëri të ditur gruaja e tij Alice Goodman përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ku ka shkruar: “Ju lutem lutuni që shpirti i burrit tim Geoffrey të prehet në paqe, i cili vdiq mbrëmë, papritmas dhe pa dhimbje”.
Po ashtu këtë lajm e konfirmuan edhe nga Kolegji Emmanuel në Kembrixh, ku Hill ishte anëtar nderi.
Për ushtrimin e rolit prestigjioz si profesor i poezisë në Oksford nga viti 2010 e deri më 2015, Hill u nderua për kontributin e tij ndaj literaturës në vitin 2012 dhe ishte vlerësuar shumë nga kritikët dhe poetët e tjerë.
Michael Gove, tani kandidat për ta udhëhequr Partinë Konservative, më parë e kishte deklaruar veten si fans të Hill-it, duke e përshkruar atë në vitin 2012 si “Poeti jonë më i madh që ende jeton”.
Si i biri i një polici të fshatit, Hill, kishte thënë se ishte “i lumtur dhe krenar që ka lindur brenda klasës punëtore angleze”. Ai studioi në Universitetin e Oksfordit, ku fillimisht fitoi nga literatura angleze dhe publikoi poezitë e tij të para, citohet Blic. (b.an)