Ky është momenti shokues, kur ekskavatori ia ka shkelur këmbën kryetarit të një qyteti në Tajlandë.
Prasert Kaithong po fotografohej së bashku me disa shoqërues, ndërsa kishte shkuar të inspektonte punimet që po bëheshin në një kanal të ujitjes, transmeton Telegrafi.
Por, drejtuesi i makinës së madhe për gërmim, nuk e ka parë se grupi ndodheshin pas, dhe ka vazhduar të lëvizë.
Pasi është alarmuar se e ka shkelur dikë, ai e ka kthyer shpejtë ekskavatorin, por kjo ka mjaftuar që t’i shkaktojë kryetarit Kaithong, lëndime të konsiderueshme në këmbë. Megjithatë, ai është ngritur dhe me ndihmë e personave që ndodheshin afër, është larguar nga vendi ngjarjes./a.k