Gazetari i njohur maqedonas, Aco Kabranov, në kolumnën e fundit aludon se kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski po bëhet gati të arratiset në Moskë. Këtë aludim Kabranov e bën duke komentuar intervistën e fundit të Gruevskit dhënë për gazetën Politika të Beogradit, ku është ankuar edhe njëherë se Prokuroria Speciale Publike është shndërruar në instrument të opozitës, transmeton Gazeta Lajm. Për dallim prej kolumnistëve tjerë që Gruevskin e quajnë “bariu”, Kabranov në këtë kolumnë Gruevskin e quan Luigji, duke e krahasuar me mbretin francez të njohur për jetën e tij luksoze.
“Pse jo, Moska është e bukur, thonë se në kalatë për të arratisurit në lagjen elitare luksoze të Moskës që më duket e quajnë Barviha, ka edhe nga tanët, që ua ka shitur Putini, në rast nevoje. Po, po, ajo qenka një lagje që është për rangun e Luigjit tonë, dhe kuptohet për gjysmën e tij më të bukur. Pse jo, atje është Marko, djali i Millosheviqit, atje është ai Kariqi dhe kush e di sa të arratisur tjerë. Edhe do të bëjnë biznese me miliardat e vjedhura, edhe gratë dhe nënat do të pinë kafe dhe do të tregojnë se sa me nder janë pasuruar, kurse Putini human i ka strehuar” , shkruan Kabranov.
ma.me