I forti i Vlores, Zani Çaushi nuk është më personazh në mediat tradicionale, por në rrjetet sociale është me te vertete aktiv.
Në faqen e tij në Facebook, Zani ka postuar disa foto që rikthejnë në kujtesë të fortin e 1997.
Në një profil në FB që besohet të jetë i tij, shihen selfie të shumta, foto të qelisë ku ndodhet edhe një maçok dhe dy pëllumba.
Ajo cka bie ne sy eshte se per ta bere te identifikueshme faqen e tij, pas emrit, Zani i ka vendosur edhe nje prapashtese “original”.