Gazeta amerikane ‘Washington Times’ ka dëshmuar një vëmendje paksa të pazakontë në trajtimin e çeshtjeve të caktuara të politikës së brendshme shqiptare. Ajo ka botuar dy shkrime brenda tre muajve, duke komentuar rolin e Ilir Metës dhe Edi Ramës në politikën shqiptare. Jason Katz, një ish-zyrtar i American Jewish Committee (organizmi që ftoi së fundi kreun e Kuvendit në SHBA), është autori i artikujve me titujt ‘Meta, zëri moderator i Shqipërisë’ dhe ‘Një albatros në Shqipëri. Që të dy artikujt japin dy tablo krejt të ndryshme mes tyre, sa i përket elitës politike shqiptare.
Referuar shkrimit në prill të këtij viti, Meta paraqitet nga Katz si një nga politikanët më me ndikim në Ballkan dhe ndërtuesin e një shteti demokratik pavarësisht shumicës myslimane.
Ndërkohë, ditën e djeshme Jason Katz shkruan se Rama është penguesi kryesor i miratimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, pavarësisht anëtarësimit të suksesshëm të Shqipërisë në NATO, dhunimi i Kushtetutës dhe ligjit kohët e fundit dhe lidhjet me korrupsionin të qeverisë, mund ta pengojnë integrimin e vendit tonë në BE.
“E ndërsa gjithçka përshtatet për këtë projekt, Shqipëria ka një pengesë të madhe. Shpërfilljen arrogante të kavalierit aktual për sundimin e ligjit dhe një marrëdhënie intime me krimin e organizuar dhe korrupsion që lidhet me Ramën në kulmin e vet” – shkruan Katz në Ëashington Times.
Autori ndalet gjatë edhe në çështjen e IMSI-Catcher duke theksuar se Rama dhe Tahirin nisën sulmet ndaj drejtësisë fill pas lajmit për përgjuesin, apo siç e quan Katz: Një kullë përgjimi e lëvizshme.
Ai e mbyll shkrimin duke theksuar se SHBA-ve u duhen partnerë me popullsi myslimane të moderuar dhe ndaj, administrata amerikane duhet të jetë e vëmendshme ndaj praktikave të diskutueshme qeverisëse të Ramës.
Është i habitshëm fakti sesi shtypi amerikan arrin të “shohë” kaq në detaj, mes sfumaturave të politikës së një vendi që për amerikanët është i vështirë për t’u gjendur edhe në hartë. Nuk dihet nëse autori e ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë. Apo mos ndoshta i kanë mjaftuar ato që i kanë thënë të shkruajë në favor të njërit, e kundër tjetrit? A mos kanë lidhje këto shkrime me vizitat e përsëritura të Metës në SHBA? (java / r.a)
Keto jane parate e shqiptareve,parate e vjedhura ne ministrine qe Meta drejton duke paguar njerez te tille per ti berr jehone pikerisht Metes qe ka edhe nje dosje te frikshme ne USA.
Meta vjedhe dhe me parate e vjedhura paguan njerez per ti ardhur ne sherbim te tij.
Keto jane parate e shqiptareve,parate e vjedhura ne ministrinte qe Meta drejton duke paguar njerez te tille per ti berr jehone pikerisht Metes qe ka edhe nje dosje te frikshme ne USA.
Meta vjedhe dhe me parate e vjedhura paguan njerez per ti ardhur ne sherbim te tij.Kjo eshte e frikshme!