Ata ishin çifti më i njohur i kinemasë italiane. Tashmë që Bud Spencer nuk është më, Terence Hill (Mario Girotti) e kujton me pak fjalë, plot emocion dhe respekt.
“Humba mikun tim më të dashur, jam i dëshpëruar”, deklaroi aktori.
Bud Spencer dhe Terence Hill kanë kaluar një jetë në sheshxhirim, ku çifti i aktorëve shkroi faqe të rëndësishme në historinë e kinematografisë italiane. Ata u bënë bashkë në setin e filmit “Zoti fal, unë jo” në vitin 1967.
Aktori Carlo Pedersoli i njohur si Bud Spencer, u nda nga jeta dje në mbrëmje në një spital në Romë. Lajmin e ndarjes nga jeta të 86-vjeçarit e ka bërë të ditur i biri, Giuseppe Pedersoli, i cili ka shkruar: “Babai ka fluturuar në qiell i qetë ditën e sotme rreth orës 18.15. Nuk vuajti, kishte pranë të gjithë të afërmit e tij dhe fjala e fundit që tha ishte “Faleminderit”
Aktori që u lind në Napoli në vitin 1929 për të gjithë do të mbetet në mendje si gjiganti i mirë, që rrihte paq të këqijtë së bashku me mikun e tij Terence Hill. Spencer që spikati në filmat western të viteve ’70, ka fituar zemrat e brezave të tërë që e kanë ndjekur nëpërmjet ekranit. Ndër filmat e tij më të njohur të tij janë ‘Quo Vadis?’, ‘Dio perdona io no’ ‘Lo chiamavano Trinità’, Non c’è due senza quattro, etj.
BW/d.i.