Për një dekadë e gjysmë, Gjermania me programe të ndryshme ka ndihmuar Serbinë me 1.6 miliard euro. Ambasadori gjerman në Serbi, Axel Dittmann ka thënë se për 15 vjetët e fundit Gjermania ka investuar në Serbi 1.6 miliard euro në projekte të mëdha infrastrukturore dhe projekte që lehtësojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.
Serbia do të implementojë projekte të mëdha për furnizim me ujë të pijshëm për 1.5 milion njerëz, futjen e sistemit të ngrohjes qendrore në 40 për qind të komunave, përmirësimin ndërmarrjeve dhe futjen e arsimit të dyfishtë për të rritur kualifikimin e punëtorëve në Serbi.
Vetëm në vitin 2015, sipas ambasadorit Dittmann, ndihma gjermane në Serbi ka arritur shifrat 100 milionë euro. (b.an)