Komisioneri i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, Jonathan Hill dha dorëheqjen duke e lënë vendin e tij pa përfaqësim në Komisionin e BE për Financat. Dorëheqja e tij vjen pas referendumit popullor, që u votua për daljen e shtetit ishullor nga BE-ja.
Ai tha se nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
“Nuk besoj se është e drejtë që unë të vazhdoj të jem komisioner britanik sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Hill.
Komisioneri shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të punojë me Presidentin e Komisionit Europian Juncker në lidhje me procedurat për daljen e Britanisë nga BE.