Nga Flogert Muca
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, para pak ditësh ka publikuar listat e ”personave të rrezikshëm” për Maqedoninë dhe rajonin dhe të njëjtat lista ia ka propozuar Senatit amerikan për të shtuar masat e sigurisë ndaj këtyre personave. Sipas presidentit të superfuqisë botërore, ata që dalin kundër interesave të SHBA-ve dhe lirisë e demokracisë që SHBA-të provomojnë, janë persona që përbëjnë rrezik për politikën e jashmte të Amerikës.
Në këtë listë ishin disa politikanë shqiptarë të Maqedonisë, por bie në sy se pse nuk ka asnjë politikan shqiptarë të Republikës së Shqipërisë. A ka në Shqipëri politikanë që janë kundër politikës amerikane, e për pasojë cënojnë interesat e politikës së jashtme të SHBA-ve?
Natyrisht që ka. Është e dukshme çdo ditë se në fakt në Shqipëri është një pjesë e mirë e bllokut opozitar antiamerikanë, të cilët nuk kanë ngurruar t’i lëshojnë “shuplaka” ambasadorit amerikan në Tiranë, duke i thënë se “ E dimë vetë si e bëjmë ne reformën në drejtësi dhe nuk na duhet opinioni juaj e as ai i BE-së”. Siç e dimë, ky bllok, pra opozita me në krye ish-kryeministrin Berisha, ka dalë hapur kundër SHBA-ve dhe BE-së, duke e cilësuar madje Shefen e Diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherinin dhe ambasadoren Vlahutin si “të njëanshme në procesin e reformës në drejtësi”. Ambasadori Lu ka folur shpesh ashpër duke i kërkuar drejtpërdrejt opozitës votimin e reformës, duke theksuar se SHBA është bashkëautore e hartimit të saj, por opozita sërish ka qëndruar, duke i thënë jo pak herë SHBA-ve në njëfarë mënyre (me anë të deklaratave) “S’jeni ju që duhet të na tregoni neve drejtësinë”.
Megjithatë, president Obama dje nuk ka publikuar asnjë emër politikani në Tiranë. Sepse ndoshta ambasadori Lu i ka thënë Shtëpisë së Bardhë se akoma ka një shans që reforma në drejtësi të votohet. Për ta shpjeguar me një shembull të thjeshtë mund të themi se kjo është një plagë e cila pret të mjekohet nga reforma në drejtësi. Por nëse ky mjekim nuk bëhet në kohë, jemi të detyruar të bëjmë ndërhyrje kirurgjikale, pra, të publikojmë listën e zezë të politikanëve nga Tirana, të cilët cënojnë politikën e jashtme të SHBA-ve.
Obama dje në fakt i ka “treguar dhëmbët” politikës në Tiranë, duke i thënë se nesë nuk votoni reformën në drejtësi, emri juaj do jetë në listën e zezë tonën. Sepse politika amerikanë nuk lejon që të prevalojë interesi personal mbi demokracinë që ajo synon të mbjellë kudo, e natyrisht edhe në Ballkan. Fakti që ai akoma e mban listën e emrave poshtë tavolinës, është mundësia që ka akoma politika shqiptare të votojë draftin e miratuar nga OPDAT-i dhe EURALIUS-i. Mirëpo mesa duket koha nuk pret, politika në Tiranë nuk ka shumë kohë për të humbur e këtë e thotë çdo ditë ambasadori i Obama-s në Shqipëri, Donald Lu. Të jesh kundër Lu-së, je kundër Obama-s, kundër SHBA-ve, të cilët nuk kanë as frikë e as hatër të të fusin në “listën e zezë” kur shohin se politika e tyre për demokratizim cënohet.
Ja pse Obama dje nuk dha emra për Tiranën. Ishte në fakt një “mundësi e dytë” ose “dhe pak kohë” për të reflektuar e për pajtur me politikën e SHBA-ve. Nëse kjo nuk ndodh me votimin e reformës nga politika shqiptare, atëherë lista e ardhshme sterr, do jetë për atë që nuk do e votojë. /Lexo.al/a.m.