Pas zyrtarizimit të rezultateve të referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur lëvizjet për t‰ shmangur kolapsin ekonomik.
Guvernatori i Bankës së Anglisë (BoE), Mark Carney deklaroi sot se institucioni ishte i gatshëm të injektonte 250 miliardë stërlina (326 miliardë euro) nga fondet shtesë për të siguruar likuiditete të mjaftueshme për funksionimin e tregjeve, pas fitores së Brexit.
”Banka Qendrore britanike është gjithashtu në gjendje për të financuar likuiditete të konsiderueshme në valutë të huaj, në rast nevoje”, shtoi Carney në një intervistë televizive.
Ndërkohë bursat evropiane e nisën ditën sot me humbje kolosale. Në Britani tregjet financiare ranë me 8 %. Po ashtu DAX-i gjerman e nisi me humbje 10 %, bursa e Athinës p9soi rënie me 12.2 %. Edhe në Francë tregjet financiare pësuan humbje prej 8 %, po aq sa në Britani.
/a.m.