Megjithëse shenjat e para mbrëmë, pas numërimit të votave të para, jepnin idenë se po fitonte qëndrimi në BE, vota britanike ka marrë një kthesë të papritur.
BBC njofton se pas numerimit të votave të referendumit, britanikët i kanë thënë “Po” daljes nga Unioni. Një vendim shokues dhe me pasoja për të të gjithe projektin europian. 52% e votuesve kanë votuar daljen nga Bashkim Europian. Ky vendim ka provokuar një furtunë financiare në bursat ndërkombëtare, duke sjellë rënie të fortë të sterlinës.
Lideri i frontit të “Po”, kreu i partisë ksenofobe Ukip, Farage, ka deklaruar se tani kryeministri Cameron duhet të japë dorëheqjen. Ikja e britanisë hap skenare të paparashikueshme për të ardhmen e Bashkimit Europian.