Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu i bie dallues. Ai i është bashkuar një aktiviteti të komunitetit LGBT. Ata kanë kërkuar që politika t’i degjojë.
Në një aktivitet të zhvilluar në kryeqytet ata kanë theksuar se edhe vota e tyre vlene dhe ajo do të shkojë për atë parti që do të bëjë pjesë të programit të saj nisma që i mbështesin.
Përkrah tyre ishte edhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin.
Komuniteti LGBT thotë se në 55 bashki ne vend nuk kanë asnjë plan pune për këtë kategori.
Në shenjë ndërgjegjësimi përfaqësues të komunitetit LGBT marshuan në qendër të Tiranës shoqëruar nga forca të shumta të policisë dhe nën vështrimin e shumë kalimtareve. Kjo për ta ishte Parada e dyte e Krenarisë.