Përfaqësuesja e “Gjelave” ka mbërritur në Tiranë, dy ditë para takimit miqësor me Shqipërinë.
Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps do të ketë në këtë sfidë edhe Patrice Evra dhe Paul Pogba, të cilët mungonin në miqësoren me Belgjikën. Deschamps ka grumbulluar edhe lojtarë që nuk janë aktivizuar shumë.
Francezët pritet të zhvillojnë dy seanca stërvitore përpara sfidës që do të luhet të shtunën në ora 18:00 në “Elbasan Arena”. Takimi i zhvilluar në nëntor në Renë ka përfunduar në barazim 1 – 1.