Gazeta “Dnevnik” ka paraljmëruar prej kohësh përmes një reportazhi për vajza nga Shqipëria që martohen në Maqedoni. Gazetarët e saj kanë shkuar në Korçë dhe në Lezhë dhe i kanë rënë në gjurmë këtij “biznesi” me vajza të reja.
“Këtu ka dy vajza për të martuar”, u thotë reporterëve të kësaj gazete një person, i cili nuk dëshiron të identifikohet, sepse siç thotë ai e njohin në Shqipëri dhe në Maqedoni.
“Edhe njerëz nga Maqedonia sjellin dhëndurë, Do t’i mbledhin 5-6 dhe do t}i sjellin. Nëse pëlqejnë vajzën, japin nga 1000 deri në 2000 euro për shkuesin, sepse ai ka kërkuar nuse nëpër fshatra dhe se nuk është punë e lehtë kjo”, u thotë gazetarëve ai dhe shton se ka dëgjuar që në Maqedoni ka 500 dhëndurë dhe fillon të bëjë llogarinë se sa fitohet nga kjo.
Ai shton se familjet nuk kërkojnë para këtu për vajzat. Duan djalë nga familje të mira, që mos ta maltretojnë vajzën dhe dhëndëri mos jetë pijanec. Këtu nuk mund të gjejnë burra, ndaj martohen në Maqedoni, transmeton Drini.mk
Edhe pse Korça është qendra e ortodoksisë, pjesa më e madhe e nuseve që vijnë nga këtu në Maqedoni janë myslimane, shkruan gazeta.
“Këtu pjesa më e madhe e nuseve janë myslimane. Por, beqarët maqedonas i marrin, feja nuk paraqet problem, nuset kryqëzohen në kishë dhe shumë shpejt përshtaten”, sqaron bashkëbiseduesi i tyre.