Flitej se Mariah Carey-t është dashur t’i vendosin qilimin e kuq në secilin hotel që është vendosur, ndërsa Van Helen një herë ka kërkuar që nga pjata e mbushur me bonbone çokollate me ngjyrë, të hiqen ato me ngjyrë kafe
Kur jeni super-yll, njerëzit thjesht mundohen t’jua plotësojnë të gjitha dëshirat dhe kjo është në rregull. Por disa nga yjet kanë kërkesa “horror” para se të arrijnë në punën për të cilën është kontraktuar. Flitej se Mariah Carey-t është dashur t’i vendosin qilimin e kuq në secilin hotel që është vendosur, ndërsa Van Helen njëherë ka kërkuar që nga pjata e mbushur me bonbone çokollate me ngjyrë, të hiqen ato me ngjyrë kafe. Ne ju prezantojmë disa nga yjet me kërkesat më të tmerrshme.
Duke marrë parasysh se ka një kontratë të majme me një firmë të pijes joalkoolike, askush përreth Beyonce Knowles nuk guxon të shëtit me pije tjetër të ndonjë brendi kundërshtar. Ata që prapa skenës nuk e ka respektuar këtë, menjëherë janë dëbuar nga puna.
Po ashtu, në dhomën e hotelit ku ajo vendoset, temperatura duhet të jetë saktësisht 25,5 shkallë Celsius, sepse kështu e mbron zërin. Nëse Rihanna vendoset në qytetin tuaj, më mirë është që në afërsi të jetë një dyqan i mirë i materialeve, sepse pëlhurat për të janë shumë të rëndësishme. Perdet në dhomën e saj duhet të jenë të zeza apo të kaltra, por edhe me shtesë të shifonit të kaltër, transmeton gazeta Zëri.
Në dysheme duhet të ketë tepih me dizajn gepardi apo leopardi. Ajo kërkon që dyshemeja të jetë super e pastër, pasi ecë zbathur, ndërsa nëse gjen ndonjë grimcë pluhuri, personeli dëbohet nga puna. Kur më 2012 kishte turneun e saj “MDNA”, Madonna ka shokuar agjencitë me kërkesat e saj.
Ekipi i saj numëron 200 njerëz, ndërsa aty bëjnë pjesë edhe 20 truproja, kuzhinieri personal, trajneri i jogës, specialisti për akupunkturë dhe personi i cili është përgjegjës për mbledhjen e rrobave të saj të palara.
Ajo kërkon 20 linja fikse të telefonit, dhoma e saj duhet të jetë e mbushur me trëndafila me ngjyrë rozë dhe të bardhë, por se degët nuk guxojnë të jenë më të gjata se 15 cm. Në gardërobën e saj, këngëtarja Adele kërkon sandviç me mish pule dhe sallatë të gjelbër, verë të zezë i kualitetit më të mirë dhe 20 pako cigare, pasi është një duhanpirëse e pasionuar. /Zëri/