Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi vazhdoi edhe sot të godasë financimin e paligjshëm dhe jotransparent fushatave elektorale si një ndër shkaqet kryesore të klientelizmit dhe korrupsionit në qeverisje, përfshi keqqeverisjen e Tiranës.
qytetit i është dhënë një kompanie që ka mbështetur një fushatë elektorale. Natyrisht, nuk i është dhënë për të pastruar qytetin por për të marrë mbrapsht disa fish paratë e dhuruara për fushatë. Cili është rezultati i këtij klientelizmi? Ky kosh plehrash më i madh se sa unë në moshë, fshesa shtufe, mjete pastrimit të nivelit të para 100 vjetëve dhe qyteti i pisët.” – tha Bojaxhi.
Gjergj Bojaxhi tha se çrrënjosja e klientelizmit është kushti kryesor për përmirësimin radikal të shërbimeve në qytetin e Tiranës. Sipas tij nëse vazhdojmë të votojmë të njëjtat partitë të korruptuara do vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme në qytetin tonë.