Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu priti në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zjedhjet vendore, Audrey Glover.
Gjatë këtij takimi Mediu u ndal në mënyrë specifike mbi shqetësimet që janë shfaqur gjatë fushatës zgjedhore por edhe në administrimin e këtij procesi nga KQZ.
Sipas tij, fushata po shoqërohet nga nje mjedis politik mjaft i polarizuar, nga retorika dhe sulme te mazhorances ndaj opozites. Mediu i tha zonjës Glover se jane shfaqur perpjekje te presionit dhe frikesimit te zgjedhesve nepermjet drejtuesve te Administrates Publike apo elemente te inkriminuar.
Duke iu referuar kuadrit ligjor Mediu tha se disa rekomandime te perfshira ne raportet e misionit te OSBE-ODIHR, nuk jane trajtuar ende përmes nje reforme zgjedhore gjitheperfshirese, duke reflektuar boshllëqe të dukshme në Kod.