As kryeministri Rama dhe as ish-kryeministri Berisha nuk ishin sot në seancën e Parlamentit. Berisha ndodhet në një udhëtim jashtë vendit ndërsa kryeministri Rama ka qenë sot në zonën e Fierit në vijim të takimeve të fushatës elektorale.
Por duket se mungesa e tyre është ndjerë jo vetëm për nga qetësia që ka karakterizuar seancën e sotme, por edhe nga deputetët e PD-së.
Kamera e KosovaPress ka fokusuar disa minuta ku shihet qartë që se si ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli po navigon në internet në faqen zyrtare të facebook-ut të kryeministrit Rama.
Ajo është ndalur në postimet më të fundit të bëra prej kryeministrit duke lexuar me kuriozitet statuset e tij dhe duke parë me vëmendje vidomesazhet.
Më pas zonja Topalli i ka hedhur një sy edhe faqes zyrtare të Facebookut të Ilir Metës dhe më pas faqes së Sali Berishës.