Ish-shefi i sigurisë i Kinës, Zhou Yongkang u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti, abuzim me detyrën dhe zbulim të sekreteve shtetërore, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
”Zhousë do t’i privohen përjetë edhe të drejtat politke dhe asetet personale, sipas vendimit të Gjykatës Popullore të Tianjinot”, shtoi agjencia.
Zhou u arrestua dhe u përjashtua nga Partia Komuniste vitin e kaluar.
Zhou, 72 vjeç, ishte shef i aparatit të sigurisë, përpara se të dilte në pension përpara tre vitesh.
Ai është zyrtari më i lartë i dënuar gjatë fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit mes zyrtarëve të partisë dhe qeverisë.