Janë të shumtë ata që më kanë pyetur këto ditë: a e kupton dot Edi Rama që kjo e cila kërkon të bëjë Reforma amerikane në Shqiperi është formimi i shqiptarit autonom?
Në fakt, ky eshte thelbi i Reformes: T’i japë individit shqiptar autonominë. Ai deri tani ndihet i përbuzur nga politika e larte, i grabitur, i huaj ne atdheun e tij – sepse i kanë grabitur pronën, e kane lënë pa punë dhe pa atdhe. Sepse kështu mund ta katandisë çdo popull një juntë abuzuese që e qeveris abuzivisht. Kanë dashur të sundojnë gjithmonë kundër interesit shqiptar. Po sot?
A e ka kuptuar kryeministri aktual këtë? A e di ai që, po t’i rezistojë hordhive berishiane do të hyjë në histori si njeriu i historisë? A e di ai që ketë luftë kundër hordhive berishiane në Shqiperi e drejton politika
e shqiptarëve nga zgjedha e korrupsionit, sigurisht që ka të drejtë të ngrejë këto pyetje. Por amerikane… dhe, pas kesaj, aleanca shqiptaro – amerikane bëhet e shenjtë, dhe e tillë vjen e bëhet edhe aleanca e shqiptareve me të gjithë Perendimin? A e di Kryeministri shqiptar që ky është një proces integrimi i pakthyeshëm, dhe e vetmja shpresë e hordhive berishiane ështe që të bëjnë me vete kryeministrin aktual shqiptar? Por, a e di Edi Rama që as ai nuk e pengon dot fitoren e njeriut autonom në Shqipëri?
Çdo mendje normale që dëshiron shpëtimin, përgjigjia, sipas veprimeve që ka shfaqur kryeministri Rama deri tani, ështe se ai i ka kuptuar të gjitha, dhe ështe kundër hordhive.
Por, nëse nga frika apo nga interesi, bashkohet me hordhitë berishiane, asgjë nuk i bën dot Reformës…përpos faktit që do kthehet edhe ai si një individ i përbuzur nga shqiptarët.
E pra, shqiptarët, në pragun e fitores së tyre historike, po e mendojnë kryeministrin e tyre aktual si reformator perëndimor, dhe kundërshtar të vendosur ndaj hordhive berishiane, që u kanë grabitur shqiptarëve qindra milionë Dollarë, dhe u kanë uzurpuar me forcë mijëra e mijëra hektarë tokë e truall bashkë.
Le të presim dhe pak kohë. Reforma për autonominë e duan apo nuk e duan abuzuesit…
Ky ka pjerdhur perfundimisht. Nuk behet me.