Nga Armando Meta
Çdo ditë që zgjohemi, ndjejmë trishtim të thellë pse vendosëm të ndajmë fatin e jetës në këtë vend. Shpresonim se gjërat një ditë do të mund të fillonin të përmirësoheshin dhe se ky vend do mund të bëhej nomal. Në fakt lëndimi më i madhë nuk është pse ne zgjodhëm të qëndrojmë. Brenga më e madhe është pse vendosëm të rrisim fëmijët në një vend si ky i yni, që nuk është më i yni. Ai është tashmë prona e një tufe kopukësh, monstrash, injorantësh, të fortësh, maskarenjsh, hajdutësh të pacipë, peng i disa bandave politike. Realisht të vjen turp që si i zënë në kurth, je i detyruar të vijosh jetën në këtë vend ku e gjithë struktura e shoqërisë dhe ajo njerëzore është shpërfytyruar në përmasa të frikshme. Ndaj biri im dua të të kërkoj falje që zgjodha të të rris në këtë vend!
Kjo është mizerja e përditshmërisë sonë, që shpesh përpiqemi ta shpërfillim, të sillemi si indiferent, të kthejmë kokën mënjëanë, apo thjeshtë të mos e mendojmë duke u justifikuar se “boll jam i stresuar”. Por mjaftojnë lotët e një fëmije që dhunohet barbarisht, pikërisht nga ato që paguhen për t’u kujdesur për ta, për të parë si në pasqyrë se në çfarë llumi notojmë. Pamjet dhunës shtazarake të pronares së kopshtit privat “DIREN”, Anjeza Shabani (Anja), ndaj një fëmije vetëm 3 vjeç, të ngjethin mishin. Dora tij e brishtë që ngrihet në një përpjekje dëshpëruese për t’u mbrojtur nga dora e dhunshme e Anjës, nuk mund të të mos përlot. Klithmat e atij fëmije të njomë, lotët që i rrokullisen nëpër faqe, fytyra e tmerruar dhe përpjekja për t’u fshehur dëshpërimisht qoftë edhe pas përparëses së edukatores tjetër, të ngjethin mishtë. Kulmi arrin që pasi e ka dhunuar i bën edhe fotgrafi për ta nxjerrë në FB.
Nuk arrinë dot ta besosh sesi mund t’ia bëjë këtë një njeri, një qënie tjetër njerëzore. Aq më shumë një fëmije që është krejtësisht i pambrojtur. Por kur mendon pak më thellë kupton se “Anja” nuk është një rast i izoluar. Ajo është produkt i një sistemi të tërë që ka shkatërruar çdo qelizë humaniteti. Produkt i një sistemi që licenson për kopshte dhe çerdhe çdo garazhd apo vilë, pavarësisht origjinës së parave dhe kushteve higjeno- sanitare dhe pedagogjike. Produkt i një sistemi që pasi merr paratë nën dorë për këto palo-çerdhe apo kopshte, nuk merr më mundimin për t’i kontrolluar. Produkt i një sistemi ku fatkeqësia e të tjerëve kthehet në biznes për drejtësinë. Product i një sistemi ku institucionet shtetërore ja kanë mbathur në drejtim të paditur. Produkt i një sistemi ku ata që e kanë ndërtuar një sistem të tillë janë të parët që “bërtasin” kundër sistemit. Produkt i një sistemi që nuk ka më asnjë ndjeshmëri njerëzore, që askujt nuk i dridhen “leqet e këmbëve” për fatkeqësit që u shkakton të tjerëve. Ai fëmi na tregon sesi nuk funksionon asnjë institucion në këtë vend dhe se jeta jonë dhe e fëmijëve tanë është në mëshirë të fatit. Kurrë, në gjithë historinë e egzistencës së vet, ky vend nuk ka qenë kaq i paftyrë, duke u kthyer çdo ditë e më shumë në një vend të pabanueshëm. Ai fëmi është vetëm ana e dukshme e mijëra dramave të tjera, të cilat mbyten në heshtje mes gëlltima lotësh. Ai fëmi na bën të na vi turp pse zgjodhëm këtë vend të rrisim fëmijët tanë. Ndaj më fal bir, që zgjodha të të rris në këtë vend! Ky nuk është më vendi ynë. E kemi humbur tashmë përfundimisht. Është vendi i “Anja”-ve.
jan te verteta fjalet e tua no kommt?
Vetem qe ka kaq shume gabime ortografike sa nuk po e ‘shijojme’ dot sic duhet leximin.
kete sistem e kemi ngritur ne, me lakmite dhe marrazin tone per te qene superiore, te paret e planetit, me te miret me cdo kusht, me pushtet, para, seks, rehatlleqe etj. Jemi ne qofte intelektuale, qofte njerez te thjeshte qe na gerryen kali i trojes nga brenda, lakmia, urrejtja, delirat, traumat tona, kemi legjitimuar maskarenj se jane fytyrat tona, jane shembelltyra jone e fshete. Jemi ne maskarenjte qe i vrasim femijet, me pas duam tu tregojme shembullin e mire, ne, te deformuarit dhe te shperfytyruarit e vendit tone qe kemi aq marraz, ngutje, shperfillje, delire pwr veten tone, vetvetja jone e gjynjezuar perpara enderrimeve tona te pamata, te pashembullta per te qene si te tjeret, perendimoret ne kohe rekord. Jemi ne qe mendojme se sikru te ishim edhe nje here nuse ehhh si do nuseronim, enderrimtare te paepur te lakmive tona qe shkaterrojme jo vetem veten me fodullekun tone, me pompozitetit tone, me indiferencen tone, ne bij matrapazesh qe rrisim dhe duam te miren nepermjet matrapazllekut e ngrejme me vota matrapazet, maskarenjte, fodullet, indiferentet, ne vetvetja jone e mbyllur po brenda nesh, ne qe i dime te gjitha dijet e botes, kryenece te humbur ne narrativat tone enderrimtare. JEMI NE QE VRASIM PO VETEN TONE, PO JO VETEM, VRASIM DHE CDO BREZ QE NGRE KRYE KUNDER NESH, PASI NE NA DUKET VETJA TE MIRE, VECSE E DUAM TEM IREN ME METODA TEK EQIA, IDIOTET E SHEK TE 21 NE NJE TERRITOR QE QUHET ALBANISTAN TRIBALERIA.
Fatkeqsisht keto gjera makabre dhe te pajustifikueshme ndodhin edhe ne vende te tjera jo vetem aty ,vetem me nje ndryshim te madh ,sepse ne vendin tone kur kalon ne rruge nje person dhe shef qe nje tjeter mund te jete dhe prindi i femijes godet femijen menjehere thote – e ska gje femija e vet eshte dhe vazhdon rrugen e vet ne vend te beje dicka ,te mundohet me nje menyre te ndhmoje .Jo vetem femije por edhe nje kafshe qe eshte qenia me e pambrojtur ne shqiperi ,qenia qe nuk iben keq askujt sa e sa njerez patriotet e mi i godasin ,i vrasin pa asnje arsye dhe ju apo dikush tjeter qe kalon prane thote te njejten gje indiferente – e kafshe eshte mire beri .Vitet me te shumta te jetes time i kalova ne vend tjeter ne nje vend qe njerezit jane mesuar krejt tjeter ,te mos kthejne koken mbrapsh kur ndodh dicka ose ne nje femije ,njeri apo kafshe qofte .Prandaj zoteri po ju drejtohem juve jo se kam gje kunder jush perkunder ju respektoj , por besoj se per te ndryshuar nje opinion nuk duhet vetem politikanet duhet ju dhe te gjithe patriotet e mi te reagojne ndryshe ndaj dhunes qe hasin cdo dite jo vetem te presin 1 edukatore kopshti dhe 1 video per te kuptuar se c ndodh ne Shqiperi .
Flisni hapur intelektuale matrapaze, hapini lakratsheshit, tregoni pislleqet si jeni kapur per te kapur veten tuaj, mos u hiqni si moraliste, si drejtesia e kulluar em oralit te njerezve, inteletkuale te te gjithe trojeve shqiptare nxirrni mekatet tuaja, tregujuani brezave qe te permiresohen, sa matrapazlleqe keni bere ju fshehtasi per te kapur veten, sa duar te fshehtak eni goditur, sa breza keni djegur, sa keni fundosur, ku e keni meritokracine, ku e keni lirine, pavaresine tuaj te mendimit autononime, mos u lyeni ne imazh reputacioni per tekapur veten, AJO MASKE PO NA SHKATERRON CDO DITE, QUHET NARCIZEM. Ju e perdorni po nuk e kuptoni qe jeni peng i narcizmit dhe vete, ju qe keni djegur kaq pavaresi, liri, vellazeri, meritokraci, e demokraci per te miren tuaj, per xhepat, bankat, vilat, repsektin etarafit tuaj, ju keni shitur nder e respekt me heshtjen e mekateve tuaja, ato duar te fshehta qe ju i keni perdorur per te marre e futur ne xhep e te heshtura po vrasin breza te tere, po gjynjezojne cdo ide te re, PER EMRIN TUAJ, REPUTACIONIN, SEREN, tuaj enderrimtare, mos u hiqni sikur mendoni per shoqerine, shoqeria do VEPRA VEPRA JO LLAFE TE BUKURA ME THIKE PAS SHPINE PER TE TJERET, SIDOMOS KUR RRIHEN FEMIJET. Eshte shembelltyra juaj e shthurur inteletkuale dhe indiferente, mosmirenjohese ndaj ideve, ndaj kritikes, ndaj merites, ndaj heshtjes, ndaj pelivanlleqeve tuaja QE PO I BEN FEMIJET TE NENESHTRUAR. Ju jeni brez matrapazesh e mosmirenjohesish, brez sunduesiswh e te neshtruarish qe nuk keni bere autokritike per veten per nje brez te ri me te shendoshe moralisht, jeni ju qe keni edukuar dhe kulturuar shoqerine ne kete menyre, ju matrapaze te hershtur per institucion, medalje, reputacion, imazh, maske moderniteti e vuajarizmit tuaj, matrapaze qe si mefjalen dhe me veprimet po vret breza e breza cdo dite, po ngrys buzeqeshje femijesh, po i ben femijet po si ju, hipokrite te modernitetit ne iluzion postmodernizmi, MATRAPAZ TE HESHTUR, kjo ju shkon dhe ju rri per shtat, sigurisht me kostume e buzeqeshje venger, veshur, MEDET INTELEKTUALIZEM!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk kam simpatizuar ndonjehere ndonje Shqiptar, sa KEVAK mesiper. Ka nje dimension psikoanalitik. Eshte revolucioni i munguar i Shqiperise. Ta zgjeroje pak frontin e sulmit. Te metat qe permend, i perkasin edhe me gjere rraces Shqiptare (mendoj).