Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shpërblejë kombëtaren kuqezi me 1 milion euro. Vendimi është miratuar këtë të hënë, teksa paratë i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila do të bëjë dhe shpërblimin.
“Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, zëri “Shpenzime korente”, t’i shtohet fondi prej 1 000 000 (një milion) eurosh, për shpërblimin e Ekipit Kombëtar të Futbollit.”- shkruhet në dokumentin e qeverisë.
Sakaq, nëse Shqipëria kalon grupin atëherë Federata merr një bonus prej 1.5 mln euriosh nga UEFA.
JA PREMTIMET QE RAMA I BERI FUTBOLLISTEVE TE KOMBETARES