Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka marrë pjesë këtë të hënë në konferencën shkencore Analiza e Riskut, organizuar nga KLSH.
Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj ka deklaruar se në 10 vite borxhi publik u rrit 12%, duke e cilësuar këtë si një papërgjegjshmëri të drejtëpërdrejtë të një qeverie.
“Ligji i ri organik i buxhetit që kaluam në Parlament vendos kufizime për të korrektuar dhe disiplinuar ligjërisht tendencën e qeverive për të rritur defiçitin dhe borxhin në periudhë elektorale”, ka deklaruar Ahmetaj.
Sipas tij, trajektorja e borxhit në ulje por edhe kontrolli dhe politikat afatgjata e kanë ulur riskun e borxhit publik me gati 13%, duke balancuar financat publike.
“Në 25 vite çështja e pronave është menaxhuar në mënyrë kaotike dhe si instrument politik. Ky është një nga risqet kryesore të ekonomisë sot dhe për evidentimin e hartës së risqeve jemi në një fazë të re bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave dhe KLSH-së”, ka shtuar Ahmetaj.
TCH/d.i.