Përveç problemeve të shumta dhe presioneve, banorët shqiptarë nga fshatrat përreth Medvegjë, janë përballur këto ditë me një formë të re të shqetësimit.
Në disa vende në fshatin Tupallë, në njëzet ditët e fundit arkeologë të panjohur, të rremë, kanë përdhosur disa varre të vjetër më shumë se një shekull.
Edhe pse këto raste janë raportuar rregullisht në polici, banorët e shqetësuar të Tupallës ende nuk kanë informacion mbi masat e marrura nga autoritet lokale në zbatimit të ligjit.
Në momentin kur u bë e qartë se problemi i shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga Medvegja do të bëhet një temë e bisedimeve të ardhshme në Bruksel, banorët e këtij qyteti u përballën me një lloj të ri të ngacmimit.
Ata tashmë janë mësuar me grabitjen e përditshme pronave pyjore private, krejtësisht të pambrojtur nga policia lokale, e cila është e zënë me vazhdimin e spastrimit etnik përmes diskriminues të shqiptarëve.
Sipas dëshmisë së banorëve të fshatit Tupallë, në disa vende të ndryshme në fushat e këtij fshati, në 20 ditët e fundit në pikë të ditës persona të panjohur kanë rrëmihur varret private që datojnë nga periudha nga fundi i shekullit 19 dhe në fillim të shekullit të 20-të.
Duke qenë që varret janë më shumë se një shekull, të shënuar me çallmat dhe me mbishkrime të vjetra persiane, nga ana e kinse arkeologëve janë përdhosur pa dokumentet përcjellëse dhe lejen e pronarit, banorët kanë alarmuar policinë lokale, e cila deri tani ka mbetur e heshtur për këtë rast.
Për shkak se e gjithë kjo ndodhë në momentin kurrë Fondi për të drejtën humanitare e ka informuar opinionin vendor dhe ndërkombëtarë në lidhje me praktikën e konfiskimit të paligjshëm të vend-qëndrimit kryesisht të nacionalitetit shqiptar, shfaqja e arkeologëve të rremë ka shkaktuar shqetësime dhe ndjenjën e pasigurisë në mesin e shqiptarëve, të cilët për shekuj kanë jetuar në Komunën e Medvegjës, njofton Teleskopi.net. (b.an)