Ndërsa po festohet Çlirimi, Prishtina dhe Hani i Elezit po e festojnë Ditën e Çlirimit me flamuj kombëtarë. Arsyetimi ka qenë shumë interesant. Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thënë se derisa për shtetin kjo ditë nuk është me rendësi, duke mos qenë festë zyrtare, festojnë si të duan, raporton media kosovare.
Hani i Elezit është mbushur me flamuj kombëtarë për nder të Ditës së çlirimit të qytetit. Në prag të përvjetorit të ditëve të lirisë, i pari i kësaj komune, Rufki Suma, të gjitha aktivitetet po i bën me flamurin kuq e zi.
Ai ka thënë se nuk e vendos flamurin e Kosovës, ngase vetë shteti i Kosovës e injoron çlirimin e vendit, duke mos e futur në listën e festave zyrtare.