Bashkia e Tiranës prej disa ditësh ka krijuar “Fun Zone”, ku qytetarët e Tiranës mund të ndjekin në ekrane ndeshjet e Kombëtares.
Më herët një traditë të tillë e ka bërë edhe Rama në sheshin pas godinës së Këshillit të Ministrave.
Por sot edhe Nishani ka ftuar në mjediset e Presidencës, sportdashësit që të ndjekin live ndeshjen Rumani-Shqipëri.
Presidenca ka ftuar edhe mediat që ta pasqyrojnë pjesëmarrjen, ku Nishani do jetë i pranishëm vetë duke parë ndeshjen, raporton Dita.
Pas Parkut të Lojërave, kjo duket sfida e dytë e hapur që Presidenti i bën Kryebashkiakut të Tiranës.
Mes të dyve, duket që nuk ka paqe.
Pak ditë më parë Nishani publikoi një video nga brenda zyrës së tij, ku ankohej se nuk mund të punonte për shkak të zhurmës që bëhej në bulevard prej një aktiviteti të Bashkisë.
(tema / r.a)