Guvernatori “hije” i guerrilasve talebanë për provincën jug-lindore afgane të Gaznit është vrarë natën e shkuar në një sulm ajror. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme afgane.
Në një komunikatë për shtyp thuhet se viktima quhej Mullah Qasim dhe se sulmi ajror është kryer në fshatin Pajinda Khil, në rrethin Aab Bamd.
Në operacion, vijon komunikata, kanë mbetur të vrarë edhe tre militantë talebanë, të afërt me Qasim, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. (tch /r.a)