Dy persona jane arrestuar sot ne Durres me akuzen se kane shfrytezuar si prostitute nje vajze te mitur. Burimet zyrtare bene me dije se Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve Astrit Nika 45 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe A. L. 17 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Policia njoftoi se ndalimi i tyre u bë pasi shtetasit e mësipërm për një periudhë kohe dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni, në banesën e Nikës, shtetasen S.M. 14 vjeçe.
Nika dyshohet se ka kryer marëdhënie seksuale, me shtetasen S.M. dhe e ka shfrytëzuar këtë shtetase që të kryente marëdhënie me persona të tjerë kundrejt pagesës.
Gjatë kontrollit në banesën e Nikës u gjet edhe shtetasi A.L. Nika është person me preçedentë penale të mëparshëm.
Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shfrytëzimi i prostitucionit”dhe”Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë” parashikuar në nenet Neni 114/2 dhe 100 të Kodit Penal. (java / r.a)