Një vajzë e mitur vetëm 13-vjeçare ka rënë viktimë e ngacmimit seksual nga një i moshuar 69-vjeçar. Fqinji i moshuar u shndërrua në makthin e vajzës së mitur, e cila ngacmohej sa herë dilte nga banesa. Vajza nuk i kishte menduar kurrë qëllimet e vërteta të fqinjit të saj të moshuar B.Ç.
me të cilin përshëndetejnormalisht sa herë shiheshin pranë banesave të tyre. Por, makthi nisi një ditë kur ai e thirri vajzën në banesën e saj. Aty ai i dha numrin e telefonit të miturës, dhe pasi e puthi në faqe, i tha se nuk duhej t’i tregonte babait. Vajza e tmerruar u largua me shpejtësi, por kjo situata zgjati disa kohë, derisa ajo i tregoi të afërmve.
Pasi u arrestua nga policia, i moshuari kërkoi pafajësinë në gjykatë, duke pretenduar se vajzën e kishte kërkuar ta ndihmonte për punët e shtëpisë.por këto pretendime janë hedhur poshtë nga trupi gjykues, që e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg.
Si nisën ngacmimet ndaj 13-vjeçares
Historia e përndjekjes së minorenes nisi më dt.26.09.2015. Konkretisht në ditën e ngjarjes, rreth orës 11:45 e mitura J. Sh. ka qenë duke shkuar në dyqan kur e ka thërritur i paandehuri B. Ç. për t’u afruar në pragun e derës dhe i ka kërkuar për ta ndihmuar pasi ishte i vjetër dhe se per ndihmen do ta shpërblente. Pasi e mitura e ka refuzuar duke i thënë se nuk e linte babai, i pandehuri i ka dhënë kartvizitën e tij me numrin e telefonit, kartvizitë të cilën e mitura e ka grisur, por edhe pas këtij veprimi i pandehuri ka këmbëngulur që ta regjistronte numrin e telefonit në celular me emrin “Bardha” që të mos e kuptonin prindërit.
Pasi e mitura i kish thënë që nuk kishte telefon, i pandehuri i ka premtuar që do t’i jepte telefon dhe një numër për të komunikuar bashkë. Në këtë moment e mitura është larguar nga i pandehuri i cili kishte dashur ta puthte në faqe dhe i kish kërkuar që të mos i tregonte njeriu për bisedën.
I pandehuri B. Ç. mohoi veprën penale që i atribuohet duke pretenduar se i kish kërkuar të miturës që ta ndihmonte për të hekurosur dhe kartvizitën ia kish dhënë që në rast se ky i fundit nuk ndodhej në shtëpi, t’i bënte telefon. Në deklarimet e tij, i pandehuri sqaroi se, asnjë herë nuk ka kryer asnjë veprim qofte te turpshem apo provokues jo vetem në drejtim të të miturës por të askujt, pasi edhe mosha e tij apo gjendja shëndetësore nuk e lejonte.
Dëshmia e vajzës
JavaNews sjell më poshtë dëshminë e plotë të minorenes dhënë para gjykatës, në shoqërinë e psikologes:
E mitura J. Sh. ka deklaruar se ; I pandehuri B. Ç. sa here me shihte ne rruge dhe me shoqet me thoshte hajde tek shtepia ime se kam per te dhene nje gje, nje liber. Une nuk ja kisha vene rendesine. Diten e ngjarjes po shkoja tek nje dyqan dhe ai me thërriti, ishte tek pallati vet dhe me tha hajde pak këtu dhe më pyeti për shkollen dhe me futi tek hyrja e vet tek korridori, ai me tha se ishte i vetëm.
Ai me tha se nuk kam njëri, hajde shpesh tëk shtepia dhe me ndihmo per punët se nuk ka kush të mi bëjë, me dha nje kartevizitë ku ishte emri B. dhe numri. Ai me premtoi se per cdo gje që të kisha do të ndihmonte dhe më merr në telefon që të hap derën që të jem në shtëpi.
Ai me porosit qe kjo bisedë do të ngelet mes nesh se mos i thuaj njeriu, as babit se na hap problem. Kur ika me puthi te faqja. Kur shkova në shtëpi i tregova nënës. Më pas i thashë një kushurire që kemi në lagje e cila është nusja e D. B. i cili eshte djali i tezes se babit me te cilet kemi maredhenie shume te mira. D. pasi me degjoi i tregoi babit kështu dhe e dononcuan ne polici B.. Gjate bisedes qe kemi zhvilluar ne pragun e deres se B. une kisha frike dhe i thosha po po per propozimet e premtimet qe me bente ai, pasi isha tek korridori i vet, me kërkonte për të bërë punet e shtepise që ta ndihmoja. Ai me ka pershendetur i pari dhe i jam përgjigjur. E njoh se e kemi komshi.
Por numrin e telefonit me ka dhënë vetëm atë ditë. Veprimet e tij nuk i kam marre per keq, vetem kur me futi tek shtepia dhe më dha kartelen dhe me tha se mos e marr vesh babi, te ngelet mes ne të dyve kjo bisede dhe pse gjeti këtë vend per ta më thënë. Vetem ate ditë që më mori dhe me thirriti dhe me tha hajde mere ate dhuraten. Me ka thënë dhe i kam thënë po po do vi pasi kam patur frike.
Telefonin e kam patur në dorë por skam bërë asnjë inxhcizim dhe e kam patur pa kartë. Telefonin e kam samsung Korea 2, B. me kerkoi numrin dhe unë i thashe që nuk kam numer. Kur me therriti une kam shkuar pasi isha kurioze se cfar do të me jape, më ka thene se të kam blere dhurata se ka filluar shkolla. Kur shkova në shtepi me tha babi se e kishte marre vesh ngjarjen nga D. per ta denocuar në polici.
Pastaj babi me mori dhe shkuam tek Rajoni 4. Numrin e telefonin kur shkova ne shtëpi e grisa pasi isha tek dhoma tjetër. Babi i ka marre ne kosh copat e letres per te cilat i kasha grisur nga frika.
/Javanews/a.m.