Komisioni Evropian bëri të ditur sot se nuk ishte i kënaqur me propozimet e reja të paraqitura një ditë më parë nga autoritetet greke për të mundësuar disbursimin e një ndihme financiare jetësore për vendin.
”Komisioneri i ngarkuar me Çështjet ekonomike, Pierre Moscovici informoi dje përfaqësuesit grek se sygjerimet e bëra së fundi nuk reflektojnë diskutimet mes Juncker dhe Ciprasit javën e kaluar në Bruksel”, konfirmoi Margaritis Schinas, zëdhënës i ekzekutivit evropian.
Kundërpropozimi grek shtoi ai, nuk shkon në linjën e diskutimeve të zhvilluara të hënën mes Moscovicit dhe përfaqësuesve grekë, përfshirë dhe kreun e negociatave politike, Euclide Tsakalotos.
“Puna vazhdon në nivel teknik me qëllim për të kapërcyer hendekun mes pozicioneve të ndryshme dhe për të krijuar kushtet për një marrëveshje unanime të 19 anëtarëve të eurozonës”, nënvizoi Schinas.