Nga Spartak Ngjela
Ishin dy frikëra të mëdha që mbante secili për Reformën në Drejtësi. Meta ka futur duart te thesari i Shtetit, te doganat dhe tatimet, ka shitur vendet e punës dhe ka blerë votat me paratë e vjedhura. Kurse Basha…ka rrugën e Kombit mbi shpinë. ..por ka dhe Sali ziun më të gjithë taborin e tij në një korrupsion gjigant, por edhe me të vrarë në Gërdeci dhe në Bulevard.
Po, kë kanë përballë për Reformën në Drejtësi, Ramen si kryeministër dhe si maxhorancë të socialistëve?
Aspak. Rama vetëm ka firmosur. Përballë kanë Amerikën. Ja pra: ky ishte Takimi – ka mundësi Basha të dalë kundër Amerikës? Naivitet. Po Meta? Ky është kot. S’ka më asgjë në dore: i la të gjitha në Uashington. Dhe mirë ka bërë. Të bindurit sigurisht që do ndëshkohen më lehtë.
Reforma në Drejtësi në Shqipëri është moraliteti që do vendoset si ligj dhe si drejtësi nga Politika amerikane dhe germane. Pse?
Shqipëria është në planet e mëdha të Uashingtonit dhe Berlinit. Në Shqipëri do qarkullojnë miliarda. Është mirë ta dinë shqiptarët. Naftë dhe gaz…treg dhe investime. Dhe një bazë e madhe detare amerikane, për të cilën shteti shqiptar, domethënë shqiptarët, do të marrin miliarda. Dhe ju mendoni se të gjitha këto, do t’i lihen në dorë korrupsionit aktual shqiptar? Pamundësi absolute.
Reformën nuk e ndalon dot askush për të hyrë në parlament dhe në Kuvendin e Shqipërisë, kurse votat për atë i ka Amerika. Amerika i ka 95 përqind të shqiptarëve me vete dhe 95 përqind të Parlamentit Shqiptar. Pse, deputetët shqiptarë midis Amerikës dhe Saliut, do zgjedhin Saliun? Hajde fëminorë që po na shohin sytë! Pse, politika amerikane do “trafikojë” përkrahjen e saj? Pse si mendoni ju, Zv. Presidenti amerikan, që do vijë në Parlamentin shqiptar, do kapë deputetët e Saliut. Jo: ai do kërkojë vota për Shqipërinë e çliruar nga padrejtësia dhe për përkrahjen amerikane. Prandaj, është zgjidhur gjithçka.
Rama…fut Reformën në Parlament sipas variantit amerikan! se çdo akt tjetër është kundër interesit të shqiptarëve. Të drejtën për ta futur e ke vetëm ti dhe 64 deputetët e Partisë Socialiste. Gjithçka tjetër është kundër interesit shqiptaro-amerikan.