Kreu i grupit parlamentar të PS ka deklaruar në fund të mbledhjes së rradhës të grupit të tij, se në parlament duhet të ketë një disiplinim të tematikës për të cilën diskutohet.
Ai u shpreh se në Kuvend duhet të ketë axhendë parlamentare dhe jo axhendë elektorale. Seancat e të enjtes në Kuvend kanë një temperaturë më të lartë politike, sesa vetë fushata elektorale.
Një nga arsyet është se Berisha, i cili nuk merr pjesë në fushatën e opozitës nëpër Shqipëri, i shfrytëzn këto seanca për të debatuar ashpër me shumicën e majtë.