Në fund të ditës, pas përfundimit të çdo ndeshje të Euro 2016, Kulla Eiffel do të ndizet me ngjyrat e flamujve pjesëmarrës në këtë kampionat. Si do të bëhet përzgjedhja? Kjo është në dorën e tifozëve. Ajo çfarë duhet të bëjnë është të përdorin sa më shumë hashtagun me inicialet e skuadrës së vendit të tyre në rrjete sociale (Facebook, Instagram, Twitter).
Pra nëse dëshironi që Kulla Eiffel të ndizet me ngjyrat e flamurit tonë, mjafton të bëni sa më shumë hashtag #ALB dhe për plot 10 minuta flamuri ynë do të jetë i ndriçuar në mes të Parisit. Kjo iniciativë është ndërmarrë nga Bashkia e Parisit.