Historia nuk mund të harrohet. As brezat që kanë shkruar historinë. Dhe në fakt ish-futbollistët e kombëtares shqiptare janë kujtuar në një mënyrë krejt të veçantë nga Federata e Futbollit.
Tani që ëndrra e brezave u bë realitet, dhe Shqipëria luan për herë të parë në një kampionat evropian futbolli, është koha që të nderohen edhe ata që kanë kontribuuar në të shkuarën.
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar disa autobusë me ish-futbollistë të kombëtares ndër vite, për të ndjekur ekipin kuqezi në Francë.
Nga ata më të vjetrit, e deri tek më të rinjtë, çdo ish-futbollist që ka luajtur qoftë edhe një minutë me ekipin përfaqësues është ftuar nga Federata në Francë.
Të gjitha shpenzimet për këta veteranë janë hequr nga FSHF-ja./a.m.