Zvicra dhe Shqipëria kanë një lidhje të fortë, pasi shumë futbollistë shqiptarë luajnë për Kombëtaren helvetike, ndërsa shumë të tjerë që kanë lindur në Zvicër luajnë për Shqipërinë
Kur vjen puna te multikulturalizmi, atëherë Zvicra është e para. Një vend i vogël i Evropë me emigrant të shumtë prej gjithë botës në kombëtaren e tyre.
Johan Djourou, Denis Zakaria, Gelson Fernandes, Breel Embolo, Eren Derdiyok, Haris Seferovic janë vetëm disa futbollistë të cilët vijnë nga vende dhe kontinente të ndryshme.
Megjithatë, lidhjen me të fortë skuadra e trajnerit Vladimir Petkovic e ka me shqipërinë, shkruan Goal.com.
Ndeshja e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës do të jetë ekstra emocionuese për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Admir Mehmedin, Shani Tarashajn, Blerim Xhemajlin dhe Valon Behramin, pasi luajën kundër vendit të të parëve të tyre.
Emocionuese kjo ndeshje do të jetë edhe për gjashtë lojtarë tjerë të Shqipërisë, Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkelzen Gashi dhe Taulant Xhaka, të cilët janë të lindur në Zvicër.
Me kaq shumë lojtarë të lidhur njëri me tjetrin, ndeshja e sotme që do të zhvillohet në Stade Bollaert-Delelis do të jetë shumë e çuditshme.
Shqiptarët të cilët luajnë për Zvicrën, mund të ndjehen fajtor që po luajnë kundër vendit të të parëve të tyre, ndërsa yjet e Shqipërisë mund të ndjehen po ashtu fajtor që po luajnë kundër vendit në të cilin kanë lindur.
Për vëllezërit Xhaka, Shaqirin, Zvicrën dhe Shqipërinë, kjo ndeshje natyrisht që do të jetë e tensionuar dhe emocionale./a.m.