Xhaka në një postim në rrjetin social Facebook ka porositur vëllanë e tij Taulantin se ndeshja nuk mund t’i ndajë ata, as si shokë as si vëllezër.
“Vëllai im, unë dhe ti jemi të lidhur, pa marrë parasysh se çka. Nesër do të jetë ndeshja e parë që do të përballemi kundër njëri-tjetrit dhe shpresoj që kjo të jetë e para dhe e fundit, ne do t’i tregojmë botën se edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta, ne do të jemi së bashku siç bëjnë vëllezërit”, ka shkruar Xhaka.
“Një ndeshje kurrë nuk mund të na ndajë as si shokë as si vëllezër. Të dëshiroj shëndet dhe fat për ndeshjen e nesërme. Ti do të jesh gjithmonë model për mua”. (b.an)