“Jam krenar për lojtarët e mi dhe shpresoj që ta nisim mbarë,” tha De Biasi.
Pas trajnerit foli dhe kapiteni i kombëtares kuq-e-zi, Lorik Cana.
“Forca e ekipit tonë ka qenë përqëndrimi. Të njëjtën gjë do mundohemi të bëjmë dhe me kombëtaren zvicerane. Me shumë lojtarë të Zvicrës jemi miq,” tha Cana.
Kapiteni komentoi edhe faktin që vëllezërit Xhaka luajnë në kombëtare të ndryshme duke thënë se “ata janë të dy luftëtarë dhe secili do të luajë për të fituar”.
Shqipëria ndeshet nesër me Zvicrën në orën 15:00 në Lens. (java / r.a)