Policia e Vlorës ka arrestuar një 25 vjeçar brenda ambienteve të “Qytetit Studenti” në lagjen Isa Boletini, pasi është kapur duke shitur drogë.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Ardian Velaj është gjetur një sasi prej rreth 14 gramë kanabis.
Policia sqaron se Velaj, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./ java. a.k