Gjykata e lartë ka lënë në burg Emiliano Shullazin, duke rrëzuar kështu kërkesën e avokatit të tij për reskurs. Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi 3 javë më parë ju drejtuan Gjykatës së Lartë me kërkesë për të lirimin e tyre. Avokatët pretendojnë se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të apelit është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Më 17 prill Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër arrestin për Emiliano Shullazin dhe dy të tjerët nën akuzën e kërcënimit të profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni si dhe për kërcënimin e disa biznesmenëve./ java. a.k