Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kuçovë, ku policia ka arrestuar 2 të rinj. Mësohet se në vendin e quajtur “Postblloku”, patrulla e policisë ka konstatuar se 25-vjeçari Ilia Toska po dhunonte fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen R.T., 25 vjeç dhe pas thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar dhunën të dy bashkëshortët i janë përgjigjur me kundërshtim punonjësve të policisë.
Gjithashtu në këtë moment është afruar dhe shtetasi Armend Bishani, 26 vjeç i njohuri i bashkëshortëve Toska, i cili ka bashkëpunuar me ta në kundërshtim të policisë.
Shtetasja R.T, ka mohuar që bashkëshorti e ka dhunuar.
Por pavarësisht kësaj policia ka arrestuar në flagrancë Ilia Toskën dhe Armend Bishanin. Po kështu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen gruan R.T., 25 vjeçe, banuese në Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në Familje”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Deklarimet e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
BW/d.i.