Furnizimi i avionëve me karburant në aeroportin e Rinasit është një tjetër treg ku konkurrenca po heton për shkelje të ligjit.
Autoriteti dyshon se koncesionari i Rinasit dhe kompania që ka monopolin e furnizimit të karburanteve e mbajnë tregun qëllimisht të mbyllur duke rritur kostot për pasagjerët.
“Janë disa elemente që e bëjnë këtë produkt disi më specifik, gjithsesi tregu duhet të jetë i hapur. Për të hedhur dritë mbi këtë është hapur edhe një hetim nga Autoriteti”, shprehet Lindita Lati, kryetare e AK.
Autoriteti thotë se hetimet e thelluara për të dy rastet pritet të zgjasin dy deri në tre muaj.
TCH/d.i.