Përpara ndeshjes mes Francës dhe Rumanisë, në stadiumin Stade de France do të ketë një ceremoni madhështore.
Kampionati evropian ‘Euro 2016’ do të inaugurohet nga ceremonia e hapjes, në stadiumin Stade de France, përpara ndeshjes së parë ndërmjet Francës dhe Rumanisë.
Një spektakël festiv, që do të shndërrohet në një koreografi në masë. Një vendtakim me identitetin francez. Impianti i Parisit do të mirëpresë 24 përfaqësueset pjesëmarrëve në eveniment.
Fusha do të shndërrohet në një “Kopësht francez”, me kërcimtarët që do të performojnë rreth një karoseli, duke bashkuar tingujt e muzikës klasike vendase me rritmet moderne.
Koreografia gjigande do të vazhdojë e frymëzuar nga kultura popullore franceze, e simbolizuar nga personazhe festivë ekstravagantë, kostume shumë-ngjyrëshe dhe rreth 150 balerina të “Cancan”, shkruan SuperSport.
Përformancës muzikore, në të cilën do të ndër veprohet me publikun, do të mbyllet shpalosjen në tribuna të flamujve të 24 vendeve pjesëmarrëse.
Në fund të ceremonisë është parashikuar edhe prezenca e “Patrullës së Francës” për një demonstrim akrobatik të Forcave Ajrore Franceze që do të fluturojnë mbi stadium, duke lënë në qiej ngjyrat e flamurit francez.
Në fund, Garda e Republikës dhe kori i Shkollës Franceze të Radios do të përforcojë himnet e Rumanisë dhe Francës, duke i lënë vendin shkelmimit të parë të topit për Euro 2016.